Dexamethasone, zbulimi i ekspertëve për COVID-19, përdoret edhe në Shqipëri

Dexamethasone, ilaçi që shpëton pacientët e sëmurë me koronavirus, përdoret edhe në Spitalin Infektiv.

“Bari i Dexamethasone është përdorur në shërbimin infektiv dhe vijon të përdoret tek pacientët me vështirësi në frymëmarrje”, tha Shefja e shërbimit Najada Como.

Trajtimi i pacientëve me Dexamethasone u pranua edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit, shkruan exit.

“OBSh do të koordinojë të gjitha analizat e të dhënave, me qëllim që të kemi një panoramë të rezultateve të saj”, tha OBSh në deklaratë për shtyp.


Shtuar 17.06.2020 16:59