Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona pasi kanë detyruar një të tretë të nënshkruajë një huamarrje me vlerë prej 5 milon lekësh të vjetra,
Policia ka arrestuar Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë dhe Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec pasi dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.