DETAJET/ Zbardhet si nisi sherri me armë në Shkodër: Pse më pe?!

Janë zbardhur detaje nga ngjarje e sotme në Shkodër ku ndodhi një konflikt i armatosur me armë zjarri në mesditë.

Sipas bluve të Shkodrës, personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë G.Ustabeqiri, 26 vjeç dhe H. Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me T. Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Personat në fjalë kanë zbritur nga automjetet e tyre, dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Në rajonin e policisë ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje, dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin T. Ahmeti, që u përfshi në këtë debat.


Shtuar 12.02.2020 18:20