Në familjen e dy vëllezërve të vrarë, Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës sundon një atmosferë e rënde zie.
Vrasja ka ndodhur rreth nje muaj para se të fejohej vëllai i dytë Viktori. Fejesa ishte lënë për në fillim të muajit qershor. Ai madje ishte emëruar edhe pedagog i asociuar në UAMD.
Në një intervistë, babai dhe daja i dy viktimave thonë se po presin fjalën e autoriteteve.
“Kërkojmë ndihmë nga shteti, gazetarët të mos na rëndojnë më tej. Nuk kemi pasur asnjë shkak asnjë indicie” thonë ata
Të ardhur nga Gjegjani i Pukës, i ati Kol Haxhija tregon se jetën dhe aktivitetet në Durrës i kishin ngritur me vështirësi, ndërsa daja i viktimave mohon dyshimet për përfshirje në të ashtuquajturat punë të pista
I ati tregon: Kishin hapur servis makinash dhe lavazh. Kam marrë 40 mijë euro kredi në bankë e kam lënë shtëpinë peng”
Ndërsa daja thotë: Puna e tyre ishte e pastër merreshin me makina me qera nuk janë marrë me asnjë biznes tjetër, shkruan Ora neës.
Na ka rënë dhimbje e madhe dhe I lutemi gazetarëve të mos lozin me fatkeqësinë tonë. Në qershor kishim caktuar datën e fejesës së Viktorit, avokatit”