DETAJET/ U ekzekutua me kallash nga dy persona, viktima la jetime 4 vajza

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Në 39-vjecar i identifikuar si Emiliano Ramazani u qëllua për vdekje nga një makinë në ecje.

Në makinën e shkrumbuar nga zjarri është gjetur një kallash, i cili dyshohet se është përdorur për krimin e rëndë.

Sipas burimeve, 39-vjecari ishte baba i katër vajzave, të cilat pasditen e sotme kanë ngelur jetime.

Viktima, Ramazani nuk është një person i panjohur nga policia e Shtetit, pasi vite më para është arrestuar dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Dyshohet se ngjarja e sotme mund të ketë ndodhur për larje hesapesh. /albeu.com/


Shtuar 20.07.2020 16:29