DETAJET/ Shokun ia vranë 10 ditë më parë, kush është 23 vjeçari që u vra sot në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një i riu është vrarë ditën e sotme në zonën pas varrezave të këtij qyteti.

Mësohet se viktima është shtetasi Regis Runaj 23 vjeç.

Burime thonë se Runaj ishte dhe mik i Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu e ekzekutua 10 ditë më parë në këtë qytet në mes të ditës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 29.07.2020 21:49