Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec të Korçës ku për pasojë një fëmijë është dërguar në spital.
Burime bëjnë me dije se një autojmet ka qenë duke ecur në rrugë teksa ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç i cili ka qenë duke kaluar me biçikletë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është punonjës policie
Korçë/Informacion paraprak:
Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.