Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.
Një 44 vjeçar ka qëlluar me thikë nënën e tij të cilës i ka marrë jetën dhe trupin e saj të pajetë e ka varur në derë.
Mësohet se autori Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i cili rezulton i dënuar më parë për lëndë narkotike, dhe sipas burimeve vuan nga probleme mendore.
Gjatë aktit ishin të pranishëm vajza edhe vëllai i autorit, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur. Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e vajzës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në fshatin Buçimas, ndërkohë që policia bëri të ditur se 44-vjeçari vuan nga probleme mendore.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga pròbleme mendore) dyshohet se ka qèlluar me thíkë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndèrruar jetë.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e pòlicisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.