Prej dy ditësh në Shqipëri ka një shpërthim të lehtë të COVID-19.
Kur u mendua se COVID-19 është drejt mposhtjes, në vend dje dhe sot u regjistruan përkatësisht 25 dhe 21 raste të reja infektimi.
Nga të infektuarit, mësohet se janë të prekur 60 fëmijë, 30 prej tyre aktivë.
Rastet e fundit dolën pozitivë dy ditë më parë, të cilët u infektuan nga nëna e cila punonte në fasoneri.
Ndërkohë nuk ka asnjë fëmijë të shtruar në spital, pasi sic thonë edhe ekspertët, nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja të lehta të sëmundjes.
