I gjithë opinioni publik është tronditur nga historia e një vajze të mitur që është abuzuar seksualisht nga një i moshuar në Sarandë.
Por në dosjen e prokurorisë, thuhet se akuzohen edhe dy burra të tjerë, të dy të njohur të familjes.
Në dëshminë e saj, 17 vjeçarja thotë se para një viti ka abuzuar me të një 63-vjeçar nga fshati Shelegar, ndërsa i dyti është 54 vjeçar që banon në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Në dosje citohet konkretisht: “Në përfundim vajza ka deklaruar se këtë ngjarje nuk do ta kishte deklaruar për shkak të frikës, por pasi ka njohur të dashurin e saj, ai e ka bindur që të denonconte këtë ngjarje”.
Sa i përket 74-vjeçarit Bajram Tusha që është akuzuar për abuzimin seksual, vajza thotë se kjo histori ka zgjatur derisa mbushi moshën 15-vjeçare, shkruan Abcnews.
“Tusha e ka prekur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi ajo e ka kundërshtuar ai e ka goditur dhe me pëllëmbë. Por një ditë ai arriti përmes dhunës të abuzonte me të miturën në dhomën e gjumit të saj, gjatë kohës që jetonin me qira në shtëpinë e Bajram Tushës.
Ai i tha mos i thuaj njeriu, se do ta vriste. Kjo ka ndodhur dhe herë të tjera, madje dhe kur u larguan nga shtëpia e tij, pasi familja e saj shkoi të banonte në banesën e vajzës së 72 vjeçarit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.