Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Belba në Librazhd, ku foshnja vetëm 3 muajshe është gjetur e vdekur nga e ëma mëngjesin e sotme.
Mësohet se e ema e foshnjes e kishte lënë atë pa kujdes ndërkohë kishte dalë për të blerë qumësht. Në banesë gjendej edhe vëllai i foshnjes, adoleshent i cili po flinte gjumë.
Policia ka nisur hetimet pasi nuk është hera e para që në këtë familje ndodhin ngjarje të cuditshme.
Gruaja është nënë e 8 fëmijëve, ndërsa në familjen e saj tragjeditë vijojnë prej më shumë se vitesh.
Dy vajza të vdekura dhe një tjetër e cila shpëtoi mrekullisht pasi ra nga kati i dytë i banesës ku e ëma e kishte kyçur prej 3 ditësh dhe ishte larguar pa adresë.
Vetëm një vitë më parë, banesa e kësaj familje është përfshirë nga flakët dhe 3 fëmijët e mitur i ka shpërtuar komshia e tyre.
E ëma nuk ishte në banesë dhe ishte larguar në drejtim të paditur. Shumë nga komshinjtë e saj shprehen se nëna nuk është aspak e kujdesshme dhe nuk është e aftë të rrisi fëmijët e saj. /albeu.com/