Dështon sërish! Logoja e Veliajt për 100 vjetorin e Tiranës është e kopjuar (FOTO LAJM)

Tirana mbush 100 vite nga shpallja e kryeqytetit të Shipërisë.

Vetëm pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpalli disa ditë më parë një konkurs për logon e kryeqytetit në vigjilje të 100 vjetorit.

Veliaj u kërkoi qytetarëve që të votonin në një sondazh të hapur publik mes disa zgjedhjeve, se cila do të ishte prej tyre logoja e Tiranës në këtë 100 vjetor.

24 orë më parë kryebashkiaku Veliaj postoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin edhe logon fituese.

Por logoja është e kopjuar.

Denoncimin e ka kryer po në rrjetin social një këshilltar demokrat, i cili vë në dukje se logoja në fjalë është thuajse identike në stil e ngjyra me një tjetër logo të huaj.


Shtuar 17.01.2020 17:00