Dështon opozita në Kuvend, deputetja konfirmon mbështetjen për marrëveshjen e 5 qershorit

Deputetja e opozitës, Suzana Topi, ka konfirmuar qëndrimin e saj “pro” marrëveshjes së 5 qershorit duke u bërë kështu katër vota nga opozita pro marrëveshjes.

Përmes një postimi në Facebook, Topi deklaron se konfirmon votën “pro” për dakordësinë, pa asnjë ndryshim tjetër.

Postimi i plotë:

Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare.

Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.

Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!


Shtuar 9.07.2020 16:30