Dëshmitari i Monstrës: Një Opel Vektra ngjyrë vishnje ishte në pronësi të MPB

Vazhdon akoma të jetë i pazbardhur plotësisht rasti “Monstra”.

Ish kreu i Agjensisë së zbulimit Sinisha Alekaovski, në cilësinë e dëshmitarit konfirmoi se ai sa ishte komandant i njësitit Alfa, në pronësi të MPB ka qenë një veturë e tipit Opel Vektra me ngjyrë vishnje me targa SK680RH.

Këtë fakt ai e përmend se ka qenë 30 muaj para sa të ndodh vrasja e pesëfishtë. Ndërkaq, vetura me të cilën dyshohet se janë arratisur dy të akuzuarit është Opel Omega.

Ish-krye agjenti i zbulimit nga Kabineti i Presidentit, thotë se familjarët e viktimave janë takuar me ish-presidentin GORGE IVANOV në kabinetin e tij, ku prindi Gooran Nacevski na ka prezantuar bisedat telefonike të kreut te LSDM-së ZZ, i cili ka thëne se ka dyshime për inkriminimin e strukturave të DSK-së dhe BJB-së bë rastin Monstra.


Shtuar 27.02.2020 15:14