Deputeti i PS i prekur nga COVID-19: Jua them nga zemra, virusi është i rrezikshëm!

“Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale…”

Deputeti Eljo Hyska, ka reaguar pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ku thekson se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Hyska shprehet mirënjohës për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun
dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Po ashtu ai shton se virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

“Të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.”- shkruan Hyska.


Shtuar 30.07.2020 15:59