Denoncimi: Policia fshehu ngjarjen, tritol makinës së drejtorit të Portit Durrës

Ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook shkruan se i është vendosur tritol makinës së drejtorit të Portit të Durrës.

Statusi i Berishës:

Tritol makinës së narkodrejtorit të portit të Durrësit.

Narkopolicia fsheh ngjarjen!

Shkaku: veprime mafioze me tendera së bashku me Don Agaçion!

Përshëndetje Doktor. Si fillim ju uroj shëndet. Jam një punonjës forcave të sigurisë së Portit. Drejtorit të përgjithshëm të portit të Durrësit Pirro Vengut ‘ish punonjës i antikorrupsionit në Kryeministri’ i kanë vendosur tritol në makinën e tij.

Policia po e mban të fshehur ngjarjen. Kjo ngjarje ka lidhje me tenderat që po vjedh PIRRO VENGU Enjgjëll Agacin mafiozin krahu i djathtë i Edvin Ramës.


Shtuar 28.07.2020 17:59