Ditën e sotme, ministria e Shëndetësisë konfirmoi vetëm dy raste të reja të koronavirusit në qytetin e Durrësit, ku në total numri i pacientëve shkoi në 948.
Ditët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë te prekur nga COVID 19, raporton gazetari pranë News 24.
Sipas tij, ditët e fundit kanë humbur jetën dy persona, por Ministria e Shëndetësisë nuk i ka referuar këto vdekje si raste të COVID 19 për shkak se në momentin kur janë transferuar nga Infektivi te Urgjenca e QSUT-së, personat rezultuan negative ndaj testit.
Bëhet fjalë për një polic rreth 50 vjeç i quajtur Valmir dhe një 80-vjecare me insuficensë respiratore.
Gazetari ben me dije se ndonëse kanë qëndruar mbi 10 ditë te Infektivi si raste me COVID 19, ata janë nxjerrë nga spitali në momentin kur testi rezultoi negativ, për t’u transferuar në reaminacionin qendror në QSUT, por pa u marrë parasysh dëmtimet, patologjitë që iu kishte shkaktuar virusi.