Denoncimi: Kryetarit të Bashkisë i djegin makinën, policia hesht!

Kryetarit të Bashkisë së Peqinit i është djegur qëllimisht makina e tij.

Kështu denoncon ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkruan se shteti në Shqipëri është kapur totalisht nga krimi dhe nuk ofron më siguri për jetën e qytetarëve.

Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari cili ka treguar me foto aktin mafioz që është bërë ndaj kryetarit të bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë reagim.

Postimi i Berishës:

Mafia godet mafien!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.mbrem eshte djegur makina e kryetarit bashkis peqin ne mes te qytetetit nderkoh shefi i krimeve te peqinit shetit neper fshatra per te kapur gardhet e fshatareve per ti mar lek. Ne foto eshte makina e djegur e kryetarit.


Shtuar 31.01.2020 17:33