Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbrëmjen e sotme ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Java”.
Lleshaj ka deklaruar se sipas tij, punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qytetarë që shkelin ligjin, madje e ka quajtur dhunën “dobi publike”.
“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë.
Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.
Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,” tha Lleshaj. /albeu.com/
