Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle përgjatë vijës bregdetare në lokale, në kuadër të respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Mbrëmjen e djeshme janë ushtruar kontrolle në disa lokale në zonën e plazhit të Durrësit.
None found
Gjatë kontrollit, nga ana e uniformave blu janë vendosur rreth 10 masa administrative për shkelje të ndryshme, si për mosrespektimin e distancës midis individëve, grumbullimet për ceremoni martesore apo muzikën pas orës 20:00.
Zv/Drejtori Agron Çeli, në një prononcim për mediat shprehu gatishmërinë e të gjithë efektivëve të Policisë Durrës, në punën për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në ambiente, lokale dhe mjedise ku grumbullohen njerëz, si dhe në zbatimin e të gjitha masave ligjore ndaj atyre që nuk zbatojnë Aktet Normative.
“Toleranca do të jetë zero për cilindo që nuk respekton dispozitat normative të nxjerra në funksion të pandemisë, duke garantuar që nuk do të ketë selektime për asnjë subjekt që konstatohet në shkelje”, tha policia.
Udhëtarët që po vijnë nga Greqia po përballen me një fluks i lartë automjetesh është regjistruar gjatë orëve të fundit…
Në mbledhjen e së enjtes në Bruksel mes liderëve të BE-së, kryeministrja italiane Giorgia Meloni pati një përballje me homologun…
Gjatë dëshmisë së tij para një komisioni parlamentar në Kanada, eksperti i njohur për Ballkanin, Dr. Jasmin Mujanoviç, u bëri…
Aldo Teqja-Naser AlijiDinamo ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Aldo Teqja edhe për sezoni e ardhshë [...]Read More...
Sy artificialë të frymëzuar nga syri i njeriut po zhvillohen për robotët dhe sistemet e drejtimit automatik të mjeteve. Këta…
Falë zhvillimeve teknologjike, ideja e “rinisë së përjetshme” po largohet nga bota e filmave dhe romaneve, duke hyrë në fushën…