Në një seancë dëgjimore para një komisioni parlamentar në Kanada, eksperti i Ballkanit Dr. Jasmin Mujanoviç u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë që çështjen e mosnjohjes së Kosovës ta vendosin në qendër të prioriteteve të tyre diplomatike dypalëshe me shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Politologu dhe njohësi i politikave për Evropën Juglindore dëshmoi përpara Komisionit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Dhomës së Përfaqësuesve të Kanadasë, ku ishte thirrur për të dhënë vlerësimin e tij mbi gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
None found
Gjatë deklarimit të tij, Mujanoviç tha: “Nuk ekziston asnjë arsye koherente pse vende si Spanja, Sllovakia dhe të tjerat nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.
Duke ndjekur sugjerimin e shkëlqyer të kongresistit Self, mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja duhet t’u bëjnë të qartë atyre pesë shteteve të mbetura anëtare të Bashkimit Evropian se mosnjohja e Kosovës do të trajtohet si një çështje dypalëshe mes Uashingtonit dhe Otavës nga njëra anë, dhe atyre pesë kryeqyteteve nga ana tjetër.”
Shtetet e Bashkimit Evropian që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën janë Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania.
Ai theksoi se nevojitet një qasje e bashkërenduar perëndimore për të nxitur stabilitetin në rajon dhe për të çuar përpara integrimin euroatlantik në Ballkan. Dëshmia e tij është në një linjë me thirrjet më të gjera për një përfshirje më të shtuar të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara në rajon.
Seanca dëgjimore, e zhvilluar më 4 qershor, pasqyron interesin në rritje në Otavë për një politikë më aktive ndaj Ballkanit Perëndimor, në një moment kur tensionet gjeopolitike të lidhura me Rusinë, Kinën dhe sfidat e stabilitetit në rajon mbeten të pranishme.
Dr. Jasmin Mujanović, me origjinë nga Sarajeva, ka përfunduar doktoraturën në Universitetin York në Toronto. Ai është studiues, autor dhe bashkëpunëtor i lartë jorezident në New Lines Institute for Strategy and Policy në Uashington, D.C., ndërsa jeton dhe vepron në Los Anxhelos. Kërkimet e tij janë të fokusuara te demokratizimi i shoqërive post-autoritare dhe post-konfliktuale në Ballkanin Perëndimor.
Ai mban autorësinë e dy librave të vlerësuar gjerësisht: “Hunger and Fury: The Crisis of Democracy in the Balkans” (2018) dhe “The Bosniaks: Nationhood After Genocide” (2023). Shkrimet analitike dhe komentet e tij janë botuar në media prestigjioze si The New York Times, The Washington Post, The Guardian, Foreign Affairs dhe Foreign Policy
Legjenda e futbollit kamerunas, Samuel Eto'o, ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappes, duke u bërë thirrje tifozëve dhe opinionit…
Aston Villa ka fituar garën për transferimin e mesfushorit zviceran Johan Manzambi, duke ia rrëmbyer Newcastle United në momentet e…
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën gjashtë persona, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, thanë të martën zyrtarët palestinezë…
Ka përfunduar edhe këtë të diel protesta qytetare kundër qeverisë. Mijëra qytetarë u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ku disa…
Numri i të vdekurve nga tërmeti i datës 24 qershor në Venezuelë u rrit në 4.490, njoftoi sot kryetari i…
Një i ri ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke hedhur akuza të rënda lidhur me fondet publike që…