Një grup universitetesh kineze ka bashkuar forcat për të krijuar sy artificialë të frymëzuar nga syri i njeriut, të cilët synohen të përdoren te robotët dhe sistemet e drejtimit automatik të mjeteve. Këta sensorë të rinj, të paraqitur në revistën shkencore “Nature Communications”, janë projektuar që të përshtaten me luhatjet e menjëhershme të ndriçimit.
Sot, edhe pse robotët dhe automjetet autonome mbështeten në kamera shumë të sofistikuara dhe në inteligjencë artificiale për të interpretuar hapësirën përreth, performanca e tyre nuk mbetet gjithmonë e qëndrueshme kur përballen me ndryshime të forta të dritës. Një shembull i tillë është kontrasti i madh midis një qielli të errët dhe dritave të mjeteve të tjera.
None found
Pikërisht për të zgjidhur këtë problem, studiuesit kanë ndërtuar një teknologji të re të bazuar në sensorë të frymëzuar nga neuronet.
Veçoria më e rëndësishme e këtyre sensorëve është se ata mund të regjistrojnë çfarë ndodh në mjedisin e jashtëm, ndërsa në të njëjtën kohë ruajnë edhe informacionin e fundit të memorizuar. Risia thelbësore lidhet me aftësinë për t’iu përshtatur në mënyrë dinamike ndryshimeve të dritës, duke modifikuar transmetimin e sinjaleve elektrike sipas kushteve të çastit, ndryshe nga sistemet ekzistuese që funksionojnë vetëm në skenarë statikë.
FC Prishtina ka vazhduar strategjinë e saj për të ruajtur dhe zhvilluar talentet e reja, duke rinovuar kontratat me dy…
Vonesat në përgatitje, mospajtimet mes institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe detyrimet e papërmbushura financiare po vënë në pikëpyetje mbajtjen e…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasiri, duke…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…
Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…
Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë…