Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë një ndër ciftet më të komëntuar në median rozë në Shqipëri.
Ditën e djeshme, aktori i humorit Romeo Veshaj publikoi disa foto së bashku me partneren e tij Jonida Maliqi.
Çifti shihej i lumtur teksa buzëqeshnin pranë njeri-tjetrit, bashkangjitur së cilës Romeo shkruante:
Ti qesh, unë qesh… kështu funksionon“, shkruante Romeo krahas fotove të cilat morën me mijëra like.
Mirëpo një ndjekëse mendon se ndjenat e çiftit për njeri-tjetrin duken fallco.
Komentuesja: Ndoshta ndjenjat janë ato që thua po fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im.
Romeo Veshaj: Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë.