Darka Rama-Mitsotakis, për çfarë u diskutua

Detaje nga takimi Rama-Mitsotakis bëhen të ditura nga zyra e kryeministrit grek.

Dy homologët folën për pakicën greke në Shqipëri, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Mediat greke shkruajnë se gjatë darkës, Mitsotakis diskutoi me Ramën zhvillimet aktuale në Mesdheun Lindor, me theks në veprimet e Athinës për të kufizuar EEZ me Italinë dhe Egjiptin.

Po ashtu, thuhet se u ra dakord të punohet në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën, por nuk jepen detaje nëse është diskutuar specifikisht për çështjen e kufirit detar.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.


Shtuar 16.09.2020 07:07