22-vjeçari Sebastian Mali u vu në pranga gjatë ditës së sotme, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës.
I riu i arrestuar është nipi i Prelë Markut, që Billa e vrau në Angli në vitin 2006.
Mali u arrestua ndërsa daja i tij (vëllai i Prelë Markut) Viktor Marku është shpallur në kërkim, i dyshuar si autor.
Por për çfarë akuzohet Sebastian Mali?
Sipas asaj që ka hetuar policia, 22-vjeçari akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët.
Sebastian Mali pasi ka sinjalizuar atentatorët, është larguar me shpejtësi në drejtim të Pezës, për të plotësuar pjesën e dytë të planit.
22-vjeçari mendohet se është personi që ka marrë atentatorët nga Peza, ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin, tip Benz me portobagazh.
Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore kanë bërë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t’u hakmarrë për vrasjen e dajës. /Report tv
