Pamjet që shihni në videon më poshtë, vijnë nga vendi ku ndodhi plagosja e pasdites së sotme në Shkodër.
Kanë dalë pamjet nga vendngjarja dhe detajet nga plagosja në Shkodër e ndodhur pak orë më parë.
Burimet bëjnë me dije se është plagosur me dy plumba Gëzim Bici rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Bicin e kanë kapur plumbat në shpatull dhe dorë, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike.
Plagosja ndodhi në afërsi të urës së re të Bunës, teksa dyshohet se autori e ka ndjekur 30-vjeçarin.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Aktualisht po bëhet krehja e zonës, me synim kapjen e të dyshuarit. /albeu.com/