Dalin pamjet e grabitjes së postës tek ish-sheshi “Shqiponja” (VIDEO)

Janë bërë publike pamjet nga grabitja e një poste pranë ish-sheshit “Shqiponja”.

Në postë u grabitën rreth 5 milionë lekë te reja dhe siç shihet në video, autorët e kanë ruajtur postën rreth 30 minuta para se të ndërhynin me armë për ta grabitur.

Ata shfaqen në zonë në orën 21.18 minuta me një motor të zi. Njëri është i veshur me të zeza ndërsa tjetri ka pantallona të zbardhura. Gjatë gjithë kohës ata mbajnë skafandra në kokë për të fshehur imazhin e tyre. Një prej autorëve, që sipas policisë ishte i armatosur, mban edhe një çantë krahu ku më pas fut paratë e grabitura, shihet në pamjet e publikuara nga Neës24.

Pasi parkojnë pranë postës autorët zbresin nga motorri dhe bëhen gati për të ndërhyrë, por në rrugë ka shumë lëvizje dhe pranë tyre afrohet një i ri i cili ka parkuar makinën në vendin ku autorët kishin qëndruar. Kjo bën që ata të largohen me shpejtësi nga zona për t’u rikthyer 2 minuta më pas.


Shtuar 25.06.2020 08:08