Dalin pamjet, Basha vihet në siklet kur pyetet nëse i njeh të gjithë ministrat e Ramës (VIDEO)

Emisioni Opinion këtë të martë ka trajtuar përbërjen e qeverisë, dhe sa i njohin shqiptarët ministrat.

Gazetarët e Opinion kanë ndalë në terren duke pyetur qytetarët.

Por rastësisht gazetarët kanë gjetur në rrugë edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën të cilin e kanë pyetur nëse i njeh ministrat apo jo.

Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto?

Lulzim Basha: Të gjithë…

Gazetarja: Të gjithë?

Lulzim Basha: Sigurisht, po ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë të pyesni njerëzit …prit tani që të jem i saktë me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë (qesh). /OPINION


Shtuar 11.02.2020 21:50