Çudi shqiptare, kosovari kalon nga kufiri shqiptar ilegalisht një luan

Në Kosovë është ndaluar një person pasi ka kaluar një ilegalisht në kufi një luan.

Shtetasi me iniciale A.H ëhstë ndaluar ditën e sotme nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i akuzuar për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Dyshohet se më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartpërmendur.

Prokurori, për personin në fjalë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.


Shtuar 6.03.2020 20:20