Crvena Zvezda futet në “Air Albania”, lojtarët shohin fotografitë e Kombëtares së Shqipërisë (VIDEO)

Skuadra e Crvena Zvezdës e cila nesër luan me Tiranën në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, me tu futur në stadiumin “Air Albania”, janë mahnitur me fotot e vendosura.

Skuadra nga Beogradi ka zhvilluar sot seancën stërvitore derisa lojtarëve u janë bërë kontrollet e nevojshme në hyrje të stadiumit për të vijuar më pas rrugën në brendësi të tij.

Në korridoret e “Air Albania” ishin fotot e Kombëtares shqiptare ato që shoqëronin futbollistët serb, të cilët nga kurioziteti po i shihnin gjatë ecjes.


Shtuar 24.08.2020 21:37