Viktima më e re në Shqipëri nga COVID-19, vetëm 21 vjec është vajza Amantia Çarçiu nga Gramshi.
Burimet bëjnë me dije se viktima ishte një studente shumë e mirë, lindur dhe rritur në Gramsh por prej 5 vitesh ishte transferuar me familjen në Tiranë ku dhe studionte.
Sipas njoftimeve zyrtare përkeqësimi me pasojë vdekjen e së resë lidhet me tromboembolinë fulminante, si dhe vuajtjeve nga síndromi metabolik.
Në mjekësi sindromi metabolik ka të bëjë me presionin e lartë në gjak, si dhe nivelin e lartë të sheqerit dhe yndyrnave në gjak.
Gjithashtu e reja vuante nga diabeti dhe kishte shtuar në peshë.
Dyshohet se e reja ishte infektuar nga e motra e cilaka infektuar të gjithë familjen.
