COVID-19/ OBSH flet zyrtarisht: Përdorni maska kur flisni apo takoni të tjerë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka nxjerrë një udhëzim të ri lidhur me përdorimin e maskave nga qytetarët, si në masë për të parandaluar përhapjen e infeksionit të COVID-19.

Sipas këtij udhëzimi të OBSH-së, njerëzit duhet të mbulojnë gojën dhe hundën me një mbulesë cohe, ose maskë farmacie, kur janë në kontakt me të tjerët.

Pjesë nga deklarata:

Të gjithë duhet të vendosin një mbulesë për izoluar gojën dhe hundën, kur dalin në publik, për shembull në dyqane ushqimore ose për nevoja të tjera.

Por nga ana tjetër sqarohet se masat mbrojtëse nuk duhet të vendosen tek fëmijët e vegjël nën moshën 2 vjeç, tek ata persona kushdo që kanë probleme me frymëmarrjen, ose janë të pavetëdijshëm, të paaftë për të hequr maskën pa ndihmë.

OBSH thekson se maska në fytyrë ka për qëllim të mbrojë njerëzit e tjerë në rast se ata që vënë maska mund të jenë infektuar, duke krijuar kështu në tjetër pështjellim te qytetarët të cilët sërish mbeten të paqartë nëse duhet të mbajnë apo maskë për të mbrojtur veten, apo të mbrojnë të tjerët pa ditur nëse janë vetë të infektuar.


Shtuar 4.04.2020 14:57