COVID-19/ Lajm i mirë nga Bashkia e Tiranës: Falen qiratë për muajin mars dhe prill!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komunikuar se Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha qiratë për banesat që jep për efekt social.

“Do t’ju marr vetëm një moment për të njoftuar një vendim shumë të rëndësishëm të Këshillit Bashkiak.

Monetalisht Këshilli Bashkiak është mbledhur për të vendosur faljen e qirave për të gjithë ata që marrin me qira banesa sociale, apartamente nga Bashikia Tiranë për muajt mars dhe prill. Përfitojnë 385 familje.

Unë e kuptoj që krahasuar me mijëra familje që jetojnë në Tiranë me qira, ky është një kontribut modest, por donim që të jepnim ne shembullin e parë të faljes së qirasë për muajt mars dhe prill dhe nëse do jetë nevoja në varësi sesa vazhdon kjo krizë, edhe për muajt e tjerë.

Do të doja shumë që këtë shembull ta ndiqnin të gjithë”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.


Shtuar 1.04.2020 18:06