COVID-19 infekton mjeken, izolohet bashkë me familjen

Ditën e sotme në vend janë raportuar 155 të infektuar të rinj dhe dy viktima nga COVID-19.

Një anëtare e Këshillit të Bashkisë dhe kryetare e komisonit të Shëndetësisë në Lushnje, mjekja M.Dervishi është prekur nga Covid-19.

Mësohet se edhe familjarët e mjekes janë prekur nga virusi, ndërkohë që janë karantinuar në shtëpi.

Gjendja shëndetësore e saj është e mirë ndërsa raportohet se ajo ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.


Shtuar 18.08.2020 15:51