Categories: Uncategorized

COVID-19 i shndërron qelizat e pacientit në “fabrika të viruseve”

Sipas ekspertëve kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e pacientit në një “fabrikë virusesh”. Ai e nis me sipërfaqen e qelizës, ku virusi ngjitet në një proteinë që normalisht ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut të pacientit.

Pa dashur, qeliza e fut virusin brenda, aty ku “sulmuesi” shkarkon ngarkesën e tij dhe nxit atë (qelizën) të prodhojë më shumë viruse. Virusi komandon mekanizmat e vet qelizës për t’u bërë kopje kodit të tij gjenetik, duke prodhuar më shumë viruse, e duke shpërndarë mikrobe të tëra në sipërfaqen e qelizës, gjë që çon në infektimin e më shumë qelizave të tjera.

Të lidhura

None found

Barnat ekzistuese në farmaci mund të veprojnë për të goditur pjesë të ndryshme të kësaj “makinerie”. Megjithëse ato nuk janë prodhuar me qëllimin për t’u përdorur si ilaçe antivirale, në përpjekjen për të trajtuar numrin në rritje të infeksioneve me COVID-19, shkencëtarët shpresojnë se këto ilaçe mund të ofrojnë ndihmë.

“Ne nuk kemi luksin e një programi pesë-vjeçar për zbulimin e ilaçit. Kemi nevojë për diçka tani”, thotë Warner Greene, mjek e studiues në Institutin “Gladstone” të Virologjisë dhe Imunologjisë.

Kërkimet janë përqëndruar tek disa ilaçe që shihen si “kandidatë” potencialë e çuditshëm njëkohësisht, siç janë ilaçet kundër kancerit, ato ndaj sëmundjes së zemrës, një ilaç kundër skizofrenisë dhe një trajtim për sëmundjen e Parkinsonit. Aktualisht po kryehet testimi me klorokinën, një ilaç kundër malaries./VOA

të fundit

I kemi të gjitha, na mungon vetëm pak fat”, Ardian Bardhi e sheh Ilir Dajën përgjithmonë te Dinamo

Ilir Daja - Adrian BardhiDinamo ia doli të mposht në ndeshjen e dytë Auda, sikurse të siguroi kualifikimin në fazën…

54 minutes ago

Synojmë grupet e Europa League”, presidenti i Egnatias rrit objektivat: Çelësi është puna, jo fjalët

Agim DemroziPresidenti i Egnatias, Agim Demrozi është shfaqur mjaft besimplotë për “urinë” e ekipit të tij, jo vetëm me prezencën…

1 hour ago

Manchester United pranon klauzolë të pazakontë për largimin e Altay Bayindir

Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili…

1 hour ago

Israel Refuses to Budge from Lebanon, Defense Minister Says: We Will Not Leave Until Hezbollah Is Disarmed

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu…

1 hour ago

Horoskopi 14 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe…

1 hour ago

Grid Overload Cuts Power in Saranda for Over 30 Minutes

Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë…

1 hour ago