Categories: Uncategorized

A ka ngjashmëri midis COVID-19 dhe HIV? Flet mjeku i njohur shqiptar

Prof. Arjan Harxhi, mjeku i njohur infeksionist ka dhënë disa shpjegime të qarta për SARS-COV 2, virusin e rrezikshëm që shkakton COVID-19 dhe ka marrë jetën e mijëra njerëzve, duke bllokuar gjithë botën.

I ftuar në “Real Story” në News24, Harxhi shpjegoi dhe dallimin mes SARS-COV 2 dhe virusit HIV që shkakton SIDA-n.

Të lidhura

None found

Ai tha se janë të dy viruse me ARN por ndryshojnë pasi HIV është një virus që futet në ADN humane dhe rri aty dhe komandon, bën çfarë të dojë me qelizën njerëzore, ndërsa SARS-COV 2 është më rebel dhe shfaq disa sëmundje akute.

“Pamjet janë skema, figura skematike, didaktike më shumë për të treguar si është struktura e viruseve. Viruset nuk janë të gjalla dhe nuk vdesin, duan qenie të gjalla. Në vetvete është pjesë e një materiali gjenetik që ka aftësinë të shumohet kur futet në trup.

Ka një strukturë të thjeshtë të enzimave. Të dyja kanë një kapsulë, një mbështjellë. COVID-19 është sëmundja, HIV është virusi. Në rasti ne SARS-COV2 është prania e këtyre zgjatimeve që ngjajnë si kurorë. Këto zgjatime i shohim pak më të rralla në rastin e HIV-it që janë po proteina që virusi i përdor për t’u fiksuar.

Virusi është si një çelës që kërkon një bravë për t’u fiksuar dhe për t’ u futur brenda derës. Të dyja kanë këto proteinat që në vetvete shërbejnë për t’u fiksuar. Luc Montagnier nuk është nisur nga kjo. Janë të dy viruse me ARN por kanë shumë gjëra të ndryshme. HIV është një botë më vete në lidhje me mekanizmin. Një virus që futet në ADN humane dhe rri aty dhe bën çfarë të dojë me qelizën njerëzore. E njëjta gjë ndodh dhe me SARS-COV 2 por ai është më rebel dhe shfaq disa sëmundje akute dhe në përfundon në disa raste mirë dhe në disa raste jo mirë me fatalitete.

Ai përzien dy parime. Ai e jep si argument që virusi vetë me shumëzimin e tij do ta flakë, do bëjë shkëputje, zhdukje e atyre nukleotideve që ka futur dora e njeriut dhe do e sjellë në gjendje fillestare. Parimi bazë është që nëna natyrë shëron që organizimi ynë i ka të fituara mekanizmin bazë. Por kjo nuk do të thotë që ta lëmë infeksionin të veprojë sipas ligjit të nënës natyrë sepse ne nuk duam që 3-5% e njerëzve të vdesin”, shpjegoi Harxhi./ BW

të fundit

Pablo Barrios, vlera e mesfushorit të Atlético Madridit që po tejkalon 500 milionë euro

Paraqitja e shkëlqyer ndaj Manchester Unitedit e konfirmon rëndësinë e mesfushorit të Atlético Madridit, Pablo Barrios, i cili po dëshmon…

49 seconds ago

Prania e 48 bazave serbe pranë kufirit dhe paralelja me Ukrainën — sa serioz është rreziku për Kosovën?

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Serbia ka pozicionuar 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me…

3 minutes ago

Studentët u vënë zjarrin pemëve pranë Kryeministrisë, hidhen molotovë drejt godinës! Policia tenton të shpërndajë turmën me gaz lotsjellës

Vijon të jetë e tensionuar situata në protestën që po mbahet prej disa orësh në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur para…

8 minutes ago

Ervin Salianji i bashkohet protestës së studentëve para Kryeministrisë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shoqëruar nga një grup të rinjsh, i është bashkuar protestës studentore, para Kryeministrisë. Për…

11 minutes ago

Mourinho ndërhyn personalisht për të rikthyer Vinicius Juniorin në nivelin e tij më të mirë

Jose Mourinho ka hartuar një plan të veçantë për ta ndihmuar Vinicius Juniorin të rikthehet në formën më të mirë…

19 minutes ago

Egnatia sfidon Midtjylland, Dede beson te mundësitë: Aleksi kërkon sa më shumë pikë

Albano Aleksi dhe Nevil Dede Egnatia do të përballet nesër në mbrëmje me Midtjylland, në ndeshjen e vlefshme për raundin…

25 minutes ago