COVID-19 i mori jetën mjekut të njohur, Tritan Kalo: Humbje e madhe!

Mjeku Arjan Pushi është i pari në radhët e mjekëve që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte dot nga COVID-19.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe mjeku Tritan Kalo.

“Nga gjiri i heronjve të Shëndetësisë një MANTELBARDHË e humbi sfidën me Sars-Cov2/Covid-19. U prehshi ne Paqe Prof. Arian Pushi!”,shkruan Kalo.

Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ai u nda përfundimisht nga jeta sot në moshën 58-vjeçare.


Shtuar 30.06.2020 15:24