COVID-19 godet rëndë familjen në Gramsh, vdes nusja dhe vjehrra

Një familje në Gramsh është goditur rëndë nga COVID-19.

Një 55-vjeçare, nuse e shtëpisë ka humbur jetën ditën e sotme ndërkohë që ditën e djeshme kishte gjetur vdekjen edhe vjehrra e saj 78 vjeç, po nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë e ka raportuar sot vdekjen e kësaj të fundit.

Ndërkohë raportohet se edhe bashkëshorti i 55-vjeçares aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtuar 12.09.2020 19:16