COVID-19 godet ashpër Anglinë: 22,114 persona rezultojnë pozitiv, 1,408 viktima

Anglia është një ndër shtetet më të prekura nga COVID-19.

Departamenti i Shëndetit në Britaninë e Madhe njoftoi sot në Tëitter se 22,114 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Qeveria botoi gjithashtu numrin e vdekjeve në vend që ka arritur 1,408.

Nga 134.946 teste të kryera, 112,805 kanë rezultuar negativë.

Covid-19 ka prekur edhe zyrtarët më të lartë në Britaninë e Madhe, mes të cilëve kryeministrin Boris Johnson dhe Ministrin e Shëndetësisë Matt Hancock.


Shtuar 30.03.2020 16:36