COVID-19/ Gjermania jep “ok” për testimin e vaksinës tek njeriu

Instituti Paul Ehrlich Institut në Gjermani, është autorizuar për herë të parë për eksperimentimin klinik të një vaksine kundër koronavirusit tek njeriu.

Mjeku i cili drejton institutin, Magonza Biontech, ka marrë autorizimin për të provuar vaksinën Rna tek 200 vullnetarë në shëndet të plotë mes moshës 18 dhe 55-vjeçare.

Tek këta persona do të testohet efikasiteti i vaksinës, i cili pritet të garantojë imunitet ndaj virusit Covid-19.

Ndërkohë, del se koronavirusi është aktiv edhe në sekrecionet okulare, domethënë në lot, të pacientëve pozitivë.

Kjo mund të shihet nga një studim i Institutit Spallanzani në Romë, Itali. Duke u nisur nga një tampon në sy, studiuesit izoluan virusin, duke treguar se ai është gjithashtu në gjendje të përsëritet. Studimi nënvizon se sytë nuk janë vetëm një nga portat e virusit në trup, por edhe një “burim i mundshëm i ngjitjes”


Shtuar 22.04.2020 15:45