COVID-19/ Frikë për përhapje në masë, ministrja zbulon sa kite testimi kemi në Shqipëri

Ministrja Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi.

“Mund t’ju them me plot përgjegjësi që Shqipëria i ka marrë masat në vazhdimësi dhe i ka testimet për të kryer testimet e nevojshme për personat suspect dhe kontaktet e tyre të afërta.

Kemi 2 mijë kite gati, 4 mijë pritet të vijnë, është bërë porosia për 10 mijë, 20 mijë nga OBSH”, tha Manastirliu.

“Do të isha shumë e shqetësuar nëse përqindja e rasteve pozitive versus testimeve do të ishte 70%, 80%, ndërkohë që përqindja e rasteve tona në raport me testimet nuk e kalon 15.5% përqind.

Që do të thotë është një strategji shumë e orientuar drejt ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Më shumë se 130 punonjës të shëndetësisë janë në terren për të ndjekur dhe hulumtuar. Fakti që ne kemi zbuluar vatra, kemi ndërprerë zinxhirin.”


Shtuar 7.04.2020 21:27