COVID-19/ E zbulon Rama, kaq shqiptarë e kanë përfituar deri tani “pagën e luftës”

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se sa shqiptarëve u ka kaluar në llogari “paga e luftës”.

Rama, gjatw njw komunikimi nw Facebook bwri me dije se 54.243 pagesa janë kryer nga paketa e parë.

“Kjo do thotë se në transhin e dytë apo të tretë, ne nuk do i heqim transhet pavarësisht se do të rikthehen në punë.

Nga paketa e dytë sot, tani që flasim janë 49.122 persona që i kanë paratë në bankë dhe do të shkojë në 176 mijë pak a shumë.

Në total jemi te 250-260 mijë persona që janë paguar dhe do të paguhen”, u shpreh Rama. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2020 14:07