COVID-19 bën namin në shkolla: Në Bulqizë infektohet 5 mësues dhe drejtori

Me nisjen e shkollave, janë shtuar rastet e COVID-19 në ambientet arsimore në vend.

Mësohet se në Bulqizë në shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tanci”, kanë dalë pozitivë më COVID-19 5 mësues dhe drejtori i shkollës.

Por pavarësisht kësaj situatë në këtë shkollë mësimi vazhdohet normalisht.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në qarkun e Dibrës deri tani janë pozitiv me Covid-19, 96 persona.


Shtuar 26.09.2020 17:05