COVID-19 ka prekur edhe Gjermaninë, pavarësisht se është një ndër vendet që po e përballon më mirë këtë pandemi.
Gjermania po përballet me rafte të zbrazura në supermarkete prej koronavirusit.
Produktet më të dëshiruara janë makaronat, orizi, djathi, buka dhe mielli.
Gjermanët druajnë se do të mbeten pa makarona për shkak të emergjencës së koronavirusit, aq sa rrjeti i supermarketeve “Aldi”, po dërgon trena specialë në Itali, për tu kthyer me mijëra pako mbas.