COVID-19: 21 pacientë në terapi intensive tek Infektivi, 6 shtetas të intubuar

Ditën e sotme ne vend janë shënuar shifrat më të larta të infektimeve me COVID-19, 139 infektime në 24 orë.

MSH bën me dije se kanë ndërruar jetë 6 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Që nga fillimi i epidemisë, vendi ka regjistruar 5889 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa raste aktive janë 2589.

Ndërkohë, fatkeqësisht, 182 persona nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Në 24 orët e fundit u shëruan 69 persona, duke e çuar numrin në total në 3123.


Shtuar 5.08.2020 14:50