Conte firmos dekretin, zbulohet deri kur do të izolohet Italia

Bllokimi i aktiviteteve tregtare dhe prodhuese në Itali do të shtyhet deri më 3 maj. Kryeministri italian, Giuseppe Conte firmosi sot dekretin qeveritar për masat parandaluese për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një video konferencë, kryeministri Conte deklaroi: “Duhet të presim akoma e nuk jemi në kushtet për të rinisur aktivitetin”.

Ndërkohë dha një lajm të mirë për libraritë, dyqanet e veshjeve për fëmijë dhe disa aktivitete të industrisë pyjore, të cilat do të hapen nga 14 prilli.

Nga data 14 prill do të hapen libraritë e dyqanet e veshjeve për fëmijë, si dhe vetëm disa aktivitete të industrisë pyjore.

Conte theksoi se do të luftojë fort për arritur negociatat me 26 vendet e tjera evropiane duke shtuar se nuk do të firmosë asnjë dokument deri sa të ketë instrumentet e duhura financiare europiane për përballimin e kësaj emergjence.

Italia mbetet shteti më i goditur nga koronavirusi në Europë me 147.577 të infektuar dhe 18.249 viktima.


Shtuar 10.04.2020 19:40