Çmenduri në autostradë! Ndalohet Lamborghini që po fluturonte me 236 km në orë (VIDEO)

Shpejtësia e lartë me të cilën udhëtojnë qytetarët është burimi kryesor i aksidentëve të cilat marrin cdo ditë jetë.

Ditën e sotme policia Rrugore ka kryer një aksin në Bypass-in e Fier-Vlorë për të parandaluar aksidentet e mundshme të shkaktuar nga shpejtësia përtej normave të lejuara.

“Në BYPASS-in Fier – Vlorë Vijon kontrolli me 📸 nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore…”-njofton policia rrugore.

Në videon e bashkëngjitur lajmit mund të shihni shpejtësinë me të cilën “po fluturonte” kjo makinë luksoze e llojit “Lamborghini” e cila është ndaluar nga policia dhe ndëshkuar sipas rregullave rrugore.

Në BYPASS-in Fier – Vlorë:

Vijon kontrolli me 📸 nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h.!!!, në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve 📸 me lëvizje.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘 /albeu.com/


Shtuar 4.07.2020 18:35