Çmendet shqiptari, pasi rreh gruan sulmon me thikë fqinjin që u mundua të shuante sherrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 43-vjeçar shqiptar, pa vendbanim fiks në Itali, u arrestua nga karabinierët për keqtrajtim në familjen dhe plagosje të një personi.

Burri së pari rrahu gruan me të cilën bashkëjetonte dhe e kërcënoi me vdekje me një thikë kuzhine.

Më pas sulmoi një bashkatdhetar, fqinj që kishte ndërhyrë për të shuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortëve, duke e goditur disa herë në pjesën e barkut.

43-vjeçari po përpiqej të arratisej me makinën e tij kur u ndaluaa nga policia me thikën ende në dorë. /albeu.com/


Shtuar 18.08.2020 16:26