Çmendet nusja: Nëse nuk vini prej koronavirusit, jeni të vdekur për mua! (FOTO LAJM)

Një nuse ka përhapur zemërim në rrjet pasi i tha të ftuarve të dasmës se ishin të vdekur për të nëse mungonin në ceremoninë e saj prej epidemisë së koronavirusit.

Në një status në Facebook që më pas u shpërnda në mënyrë anonime, nusja amerikane shpjegoi se do të martohej për 37 ditë pasi kishte shpenzuar mijëra dollarë për ditën e madhe.

Ajo shkroi: ‘Unë kam shpenzuar mijëra dollarë. Kam punuar me çdo gjë, kështu që e ndjej si detyrim që t’ia kujtoj të ftuarve të mi, se nuk më intereson. Nëse mungoni në dasmën time prej paranojës së koronavirusit. Ju jeni të vdekur për mua.

Shumë përdorues të Reddit u treguan të shpejtë për t’iu kundërvënë nuses duke i thënë se kjo është më serioze se dasma e saj pasi bëhet fjalë për jetën e njerëzve.

OBSH ka thënë se për të parandaluar përhapjen, është e rëndësishme që njerëzit të mos marrin pjesë në tubime ku transmetohet shumë shpejt sëmundja nga një person tek tjetri.


Shtuar 13.03.2020 18:13