“Çmendet” moti në Kukës: Dëbora zbardh vendin në mes të pranverës (VIDEO)

Sot më datë 6 maji është Dita e Shën Gjergjit e cila festohet për t’a përjetuar ndaljen e Dimrit dhe ardhjen e stinës së Verës, por me sa duket nuk ka Pranverë.

Në Shishtavec të Kukësit janë rikthyer reshjet e deborës dhe siç shihet nga pamjet e mëposhtme, dendësia e saj është jashtë çdo parashikimi për një periudhë të tillë, shkruan fax web.

Një dukuri e tillë e natyrës është e rrallë në vendin tonë, ndërsa ditët e fundit është vënë re një rritje e dukshme e temperaturave, por nga ana tjetër ‘kapriçot’ e motit herë pas herë janë të paparashikueshme.


Shtuar 6.05.2020 18:32